Ronaldo Nazario, Fenomeni, krahasoi stilin e lojës së francezit Kylian Mbappe me të tijin, në dokumentarin transversal, tema kryesore e të cilit është karriera e brazilianit, pronar aktual i Cruzeiro dhe Valladolid.
“Fenomeni” kishte një karrierë të jashtëzakonshme në futbollin ndërkombëtar, atje ku madje nga shumë njerëz cilësohet edhe si më i miri i të gjitha kohërave, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mbappe ka cilësi të shkëlqyera, teknikë, shpejtësi dhe sens të golit. Nëse duhet të na krahasoni, po, mendoj se loja e tij të kujton shumë timen”, tha Ronaldo.

/GazetaBlic Sport/


