Sporti

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Tottit me gruan e tij

02/23/2022 08:17
nga:Mergim Rreci

Raportimet e ndryshme në Itali sugjerojnë se legjenda e Romës, Francesco Totti dhe gruaja e tij Ilary Blasi mund të ndahen pas 17 vitesh martesë.

Çifti u martuan në Romë në qershor 2005, por kanë më shumë se 20 vjet bashkë. Megjithatë, sipas raportimeve të shumta në Itali, historisë së tyre të dashurisë i ka ardhur fundi, përcjell GazetaBlic Sport.

Lajmin e ka bërë të ditur Dagospia dje dhe thashethemet janë konfirmuar nga gazetat italiane mëngjesin e sotëm.

Aludimet kanë qenë të shumta për arsyet e kësaj ndarjeje, teksa së fundmi ka dalë në skenë emri i Noemi Bocchi, që dyshohet të jetë bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën ish-kapitenit legjendar.