Lajme

Blinken: Bankat ruse të sanksionuara kanë më shumë se 80 miliardë dollarë aktive

02/23/2022 00:45
nga:Gazeta Blic

Sekretari amerikan, Antony Blinken, deklaroi se dy bankat ruse të shënjestruara nga sanksionet amerikane të martën, VEB dhe PSB, mbajnë më shumë se 80 miliardë dollarë aktive.

“Këto masa do të ngrijnë asetet e tyre në Shtetet e Bashkuara, do t’i ndalojnë individët ose bizneset amerikane të bëjnë ndonjë transaksion me ta, do t’i mbyllin ata nga sistemi financiar global dhe do të ndalojnë aksesin në dollarin amerikan”, tha Blinken, shkruan Aljazeera.