Lajme

Putin merr “goditje” edhe nga shefi i OKB-së

02/22/2022 23:44
nga:Genita C

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dënoi Rusinë për njohjen e pavarësisë së rajoneve Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës lindore, duke thënë se masa shkelte “integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, si dhe kartën e OKB-së.

“Parimet e kartës së OKB-së nuk janë një menu a-la-carte; ato nuk mund të aplikohen në mënyrë selektive”, u tha Guterres gazetarëve.

Ai tha gjithashtu se ishte i shqetësuar nga “perversiteti” i paqeruajtjes, duke iu referuar planeve të Putinit për të dërguar forcat ruse në Luhansk dhe Donetsk për të “ruajtur paqen”.

“Kur trupat e një vendi hyjnë në territorin e një vendi tjetër pa pëlqimin e tij, ata nuk janë paqeruajtës të paanshëm”, tha Guterres. “Ata nuk janë aspak paqeruajtës”, tha Guterres.