Sporti

Chelsea fiton ndaj Lille, Villarreal ndal Juventusin

02/22/2022 22:51
nga:Lorik J

Skuadra e Chelseat ka fituar ndaj Lille në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

“Blues” kanë mposhtur Lille me rezultatin 2:0 në “Stamford Bridge”, shkruan GazetaBlic Sport.

Kai Havertz pas tetë minutave dhe Pulisic pas një ore lojë realizuan golat e fitores për ekipin e Tuchel në këtë duel.

Vlen të potencohet se Edon Zhegrova, futbollisti kosovar debutoi në kompeticionin më të madh në Evropë – pasi u inkuadrua në minutën e 80’të të sfidës për ekipin francez.

Në Spanjë, Villarreal dhe Juventus luajtën baras.

Skuadra e Juventusit kaloi shpejtë në avantazh me golin e Dusan Vlahovicit, pas 32 sekondave lojë.

Por, Villarreal më pas mori kontrollin dhe barazuan rezultatin në pjesën e dytë me Parejo, në minutën e 66’të.

/GazetaBlic Sport