Lajme

Shtyhet për së dyti adresimi i Bidenit për krizën në Ukrainë

02/22/2022 20:26
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pritet që këtë të martë të ketë një adresim për media rreth krizës Ukrainë-Rusi.

Fillimisht nga mediat amerikane u bë e ditur se adresimi ishte paraparë të nisë nga ora 13:00, që në llogaritjen kohore evropiane i bie të jetë ora 18:00, i njëjti fjalim u shty për një orë, ndërsa ende s’ka filluar.

Arsyet e shtyrjes së konferencës as për herën e parë e as për të dytën nuk u bënë të ditura.

Biden pritet të bëjë njoftime të rëndësishme gjatë fjalimit të tij, duke përfshirë sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë.