Lajme

Von der Leyen: BE e gatshme të ndërmarrë më shumë veprime kundër Rusisë, nëse ka nevojë

02/22/2022 19:49
nga:Q R

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër Rusisë, nëse Moska vazhdon të rrisë aktiviteti e saj ushtarak në Ukrainë.

“Veprimi ynë sot është një përgjigje ndaj sjelljes agresive të Rusisë”, tha von der Leyen gjatë një konference për shtyp, shkruan Aljazeera, transmeton Gazeta Blic.

“Nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë këtë krizë që ka krijuar, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime të mëtejshme si përgjigje”, shtoi ajo, duke theksuar gjithashtu nevojën që BE të jetë më pak e varur nga Rusia për gaz.

Në shenjë solidariteti objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Ukrainës