Njohësi i çështjeve të Evropës, Agron Hoti, ka thënë se rajonet e Ukrainës lindore, që janë njohur nga Rusia, nuk janë aq të rëndësishme.
Ai ka thënë se rëndësia e kësaj është se Moska në secilin variant është e interesuar ta mbajë të destabilizuar Ukrainën.
“Kjo ka të bëjë edhe me aleancat globale, Rusia vazhdimisht mban shtete satelite përreth, në mënyrë që t’i mbajë këto shtete si pararojë të sigurisë. Rusia në secilin variant është humbëse, edhe sikur të mos bënte sulm, edhe sikur ta pushtojë Ukrainën, Moska në secilin variant është humbëse”.
“Jam i bindur se Rusia nuk do ta pushtojë Ukrainën, nuk do të shkojë tutje, sepse humbjet do të jenë të jashtëzakonshme. Rusia nuk është e interesuar që të harxhojë kapacitete shumë në Ukrainë sepse është e rrezikuar me Siberinë, është e rrezikuar nga Kina në Paqësor. Prandaj, qëllimi i Rusisë është që ta mbajë Ukrainën të destabilizuar dhe të mos e lejojë të futet në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Hoti në Klankosova.
LDK e lëshon seancën, ministrat s’i paraqesin projektligjet sipas rendit të ditës


