Sporti

Donjeta Sadiku nesër do të ndeshet kundër ruses që përfaqëson Serbinë

02/22/2022 19:12
nga:L J

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka kaorrur një tjetër sukses të madh në turneun ndërkombëtar të boksi “Strandja” që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.

Sadiku ka regjistruar fitoren e radhës kundër boksieres nga Uzbekistani Kodirova Raykhona në të tetën e finales.

Nesër, me 23 shkurt në çerekfinale në luftë për medalje Donjeta bokson kundër boksieres Ruse që përfaqëson Serbinë Shadrina Natalia.