Sara dhe Dj Pm janë çifti më simpatik që lidhjen e tyre e krijuan brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Duke qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, ata kanë bërë me dije se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe janë në kulmin e dashurisë, shkruan GazetaBlic.
Çifti ishte mbrëmë në festën e organizuar nga Top Channel ku kanë folur për romancën e tyre.
Të pyetur se kur do të martohen, përgjigja e Sarës mori gjithë vëmendjen.
“Kismet pas 100 vitesh”, u përgjigj ajo.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: Si ndiheni sot?
Sara: Shumë mirë, po kalojmë shumë mirë.
Dj Pm: Shumë mirë, atmosfera e mirë njerëzit të gjithë të mirë.
Gazetari: Si po shkoni të dy?
Sara: Po shkojmë shumë mirë. Aman mos na merni mësysh se po shkojmë shumë mirë.
Dj Pm: Kur jemi në Shqipëri jemi non stop bashkë, kur jemi në Kosovë jemi non stop bashkë.
Gazetari: Ka një pyetje, kur do martohet Sara me Pm?
Sara: Kismet pas 100 vitesh (qesh).



