Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se të gjitha shenjat tregojnë që Rusia është duke planifikuar një sulm të plotë ndaj Ukrainës, dhe u bëri thirrje atyre që të tërhiqen.
“Nuk është kurrë vonë për të mos sulmuar”,ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media.
Ai ka theksuar se NATO është duke i shqyrtuar hapat e saj të ardhshëm për një situatë të sigurisë që sipas tij është vazhdimisht në ndryshim.
“NATO duhet të përgjigjet kur shohim veprime agresive nga Rusia, por ne vazhdojmë të përpiqemi për dialog, për depërshkallëzim dhe besojmë se është e rëndësishme të flasim”, ka thënë ai, shkruan BBC.


