Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK- së Hisen Berisha ka reaguar pasi që Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin nr. 08/L-119, për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Mali të Zi, në kontekstin e aderimit në Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Blic.
Berisha thotë se ka mbetur i befasuar nga heshtja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, atyre të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe një pjesë të Qeverisë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Albin Kurti për siç ka thënë Berisha, lidhur me 8 mijë e 200 hektar tokë në kufirin Kosovë Mali i Zi e që përmes këtij miratimi të këtij ligji ‘përfundimisht’ shtetit fqinj i falet ajo pjesë e tokës.
Reagimi i plotë:
Sot, në seancën e Kuvendit me një abstenim unanimisht u kalua Projektligji nr. 08/L-119 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Mali të Zi, në kontekstin e aderimit në Bashkimin Evropian.
Është një hap i mirë në drejtim të përmbushjes së synimeve tonë për integrime euro-atlantike.
Por, ajo që befasoj ishte, mos bëzaja apo heshtja e LVV, dhe AAK dhe një pjese të qeveris e Kryeministrit revolucionar, lidhur me ‘’kontekstin’’ e hapur që kemi me Malin e zi rreth kufirit në mes dy vendeve. Pra, për tetë mijë hektarët që i kemi humbur!?
Ku mbeti revolucioni? Ku mbeten institucionet që u dogjën e shkatërruan? Ku beton policët që u lënduan e mbeten invalid nga Molotovi me llak (mjet terrorist)?!
Si po ulen në karrigen e Kryeministrit po e lëshojnë bajrakun!


