BMW M240i xDrive i ri ka ngjallur mjaft debate që nga zbulimi i tij dhe djemtë e “The Smoking Tire” së fundmi patën mundësinë ta testojnë atë për herë të parë.
Sipas mediave të huaja, Coupe-ja e re e Serisë 2 është dukshëm më e madhe se paraardhësi i saj dhe ndërsa gama aktualisht është duke “u udhëhequr” nga M240i xDrive, asaj do t’i bashkohet një M2 e re në një të ardhme jo shumë të largët.
M240i xDrive ka një motor me 3.0 litra turbocharge me fuqi 382 kf dhe 369 lb-ft (500 Nm) çift rrotullues.
Pretendimi zyrtar i BMW është se makina mund të arrijë 60 mph (96 km/h) në 4.1 sekonda, por një test i fundit i makinës zbuloi se në të vërtetë mund të arrijë 60 mph në vetëm 3.6 sekonda.
Një gjë që ata kanë vërejtur menjëherë është se M240i xDrive është vërtet i shpejtë dhe se është në gjendje të qëndrojë “mjaft i sheshtë” gjatë kthesave.
Megjithatë, jo gjithçka është perfekte. Për shembull, Farah dhe kolegu i tij thonë se frenat “nuk ndihen në lartësinë e detyrës dhe ndihen shumë të buta”.