Lajme

Lajçak: Po zhvillojnë diskutime intensive me Bislimin e Petkoviqin në Bruksel

02/22/2022 13:42
nga:Donika Fetahu

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka njoftuar për takimin që e kishte me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë serb, Petar Petkoviq.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se janë bërë diskutime intensive për një sërë temash konkrete me dy kryenegociatorët.

“Diskutime intensive me dy kryenegociatorët, për një sërë temash konkrete po zhvillohen sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.