Sporti

Conte me përgjigje epike ndaj Guardiolas, ky i fundit tha se Tottenhami i mposhti me kundërsulme

02/22/2022 12:39
nga:Mergim Rreci

Antonio Conte iu përgjigj deklaratave të Pep Guardiolas, pas polemikave të fundit ku tha se skuadra e tij nuk luajti me kundërsulme.

“Ata luajtën siç e prisja. Mirë në ndërtimin e skuadrës, krijimin e hapësirës për të përdorur kundërsulmin, por në përgjithësi e trajtuan mirë takimin dhe luajtën mirë”, tha Guardiola pas ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një postim në Instagram, Conte ka publikuar një video që bie ndesh me analizat e spanjollit. Videoja gati dy minutëshe tregon golat e Spurs, me lojën e “Londienzëve” që vjen nga portieri Hugo Lloris, përpara se topi të kalojë Cristian Romero, Ben Davies, Harry Kane dhe Son Heung-min përpara se Dejan Kulusevski të shënojë. Për trajnerin, shembulli i përsosur.

“Kundërsulme? Ndoshta jo…”, ka shkruar ai vetëm në mbishkrimin e videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antonio Conte (@antonioconte)

/GazetaBlic Sport/