Showtime

Flitej se Trixa dhe Donaldi janë ndarë, Alban Ramosaj bën veprimin e papritur

02/22/2022 12:10
nga:Donika Fetahu

Ditët e fundit në qendër të vëmendjes së mediave rozë ka qenë lidhja e aktorit Donald Veshaj me këngëtaren Beatrix Ramosaj, një romancë që nisi brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’.

Çifti që u lidh plot bujë brenda shtëpisë së Big Brother, me gjasa po kalon një krizë, nëse nuk i kanë dhënë fund përfundimisht. Faktet janë ato që flasin rreth kësaj marrëdhënie kaq të përfolur. Ajo që u duk si një dashurie e madhe menjëherë u zbeh, kur Donaldi doli nga Big Brother.

Mbrëmjen e djeshme çifti nuk u pa asnjë moment në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje aktori u shfaq i lumtur teksa në skenë këndonte këngën e dedikuar Borës. Në anën tjetër Trixa nuk dukej askund, as përkrah tij, as përkrah ish-banorëve të tjerë. Ajo vendosi të largohej parakohe nga festa.

Një tjetër tregues për këtë është edhe fakti se tashmë, Albani, vëllai i këngëtares nuk e ndjek Donaldin në Instagram. Kujtojmë se Alban Ramosaj ishte një ndër personat që e mbështeti motrën e tij në këtë lidhje. Pas lidhjes së tyre, ai nisi ta ndiqte në Instagram aktorin dhe duket se fakti që tashmë e ka fshirë flet shumë për lidhjen e tyre.