Lajme

Presidenti i Ukrainës bën thirrje për ndalimin e gazsjellësit Nord Stream 2

02/22/2022 11:38
nga:Donika Fetahu

Presidenti i Ukrainës ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani.

Gazsjellësi përfundoi shtatorin e kaluar, por nuk është ende në funksion, shkruan BBC.

Volodymyr Zelensky tha në një konferencë për shtyp se Rusia duhet të dënohet për njohjen e dy rajoneve të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore me “sanksione të menjëhershme”, duke përfshirë “ndalimin e plotë të Rrjedhës Veriore 2”.