Lajme

Abdixhiku kritika qeverisë Kurti: Një rritje e tillë e çmimeve nuk ka ndodhur në 20 vitet e fundit

02/22/2022 11:37
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Abdixhiku ka thënë se Qeveria ka marrë vendim për rritje të çmimeve, për të cilën tha se kjo nuk ka ndodhur në 20 vitet e fundit.

“Po provohet të jepet një pasqyrë e një zhvillimi ekonomik që është i pashembullt. Kur krahason një vit të ri me vitin 2020 çdo numër është më i mirë. Edhe rritja ekonomike është 9.9 për qind. Po ç’është e vërteta, një bomb postpandemik, ka pasur edhe rritje të çmimeve. Vetëm për një vit. Kjo është rritja më e madhe në 20 vitet e fundit, madje në produkte bazike. Çështja është çka bëni ju si qeveri”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku madje ka kërkuar nga Qeveria të marrë masa.

“Psh.nafta është 1.42 cent. A ka ndonjë paketë të qeverisë në këtë drejtim që e bën çmimin më të lirë? A ka ndonjë masë nga qeveria për çmimet e larta? Është e padrejtë që qytetarët edhe të paguajnë më shtrenjtë edhe të japin më shumë kontribut në Trust”, u shpreh Abdixhiku.