Sporti

Villarreal – Juventus, formacionet e mundshme

02/22/2022 10:21
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy ndeshje shumë interesante.

Lille nga Franca do të ballafaqohet me Chelsean nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit direkt, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja tjetër shumë interesante pritet të jetë ajo mes Villarrealit dhe Juventus, atje ku dy skuadrat synojnë kalimin e madh tutje.

Juventusi llogaritet si skuadër favorite në letër, por edhe skuadra e Villarrealit duket në formë në ndeshjet e fundit.

Këto pritet të jenë formacionet e këtij takimi.

Villarreal: Asenjo; Foyth, Albiol, Torres, Pedraza; Trigueros, Capoue, Parejo; Chukwueze, Dia, Danjuma.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Danilo, De Ligt, Sandro; Locatelli, Zakaria, Rabiot; Arthur; Morata, Vlahovic.

/GazetaBlic Sport/