Sporti

Dy ndeshje interesante zhvillohen sot në Ligën e Kampionëve, Zhegrova kërkon debutimin

02/22/2022 08:38
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy ndeshje shumë interesante.

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është grumbulluar nga ekipi i tij për ndeshjen e sotme ndaj Chelseas.

Skuadra e tij, Lille nga Franca do të ballafaqohet me Chelsean nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit direkt, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosovari nëse luan sot me Lille, atëherë do të debutojë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja tjetër shumë interesante pritet të jetë ajo mes Villarrealit dhe Juventus, atje ku dy skuadrat synojnë kalimin e madh tutje.

Të dy ndeshjet luhen në orarin e njëjtë, 21:00.

/GazetaBlic Sport/