Lajme

SHBA mbështet mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën

02/22/2022 00:16
nga:L J

Shtetet e Bashkuara thanë se mbështesin thirrjen e Ukrainës për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke e quajtur njohjen nga Rusia të dy rajoneve separatiste ukrainase një “shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

“Këshilli i Sigurimit duhet të kërkojë që Rusia të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, një shtet anëtar i OKB-së”, tha në një deklaratë ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield.

/GazetaBlic