Ajax ka arritur një marrëveshje me familjen e Abdelhak Nourit dhe ka pensionuar fanellën e tij me numrin 34.
Ish-mesfushori, 24 vjeç, pësoi një atak kardiak gjatë një miqësore kundër Werder Bremen në Austri në korrik të vitit 2017, duke e lënë atë me dëmtime serioze dhe të përhershme në tru, përcjell GazetaBlic Sport.
Familja e Nouri konfirmoi se ai ishte zgjuar nga koma në mars të vitit 2020 dhe Ajax e anuloi kontratën e tij disa ditë më vonë.
Ajax tani ka konfirmuar se do t’i paguajë familjes së lojtarit 7.85 milionë euro – si kompensim për dëmet.
/GazetaBlic Sport


