Pas përfundimit të “Big Brother Vip” dhe shpalljes fitues të balerinit Ilir Shaqiri, keqkuptiemet mes vëllezërve Vesgaj dhe produksionit të Top Channel, filluan menjëherë.
Aktori i njohur Donald Veshaj, nuk arriti të fitonte dhe ky rezultat sjelli përçarje të mëtejshme, shkruan GazetaBlic.
Ai largoi nga lista e ndjekësve në Instagramin e tij, moderatoren e programit Arbanën dhe motrat Hoxha, si dhe ai bashkë me Beatrix-ën nuk do të ishin pjesë e programit post “Big Brother VIP”.
Pas kësaj drame që ka ndodhur, producentja e “BBV”, thumbon në një mënyrë ose në një tjetër Donaldin.
“Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira.”- shkruan ajo.
Me këtë ajo la të nënkuptohet se Donaldi duhet të jetë i lumtur për pjesëmarjen në këtë program dhe të pranojë humbjen./GazetaBlic/
View this post on Instagram


