Lajme

Ky është numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

02/21/2022 13:19
nga:Gazeta Blic

Në Kosovë gjendja aktuale me rastet aktive me Covid-19 është 4 mijë e 541 persona.

Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve aktive, me 1 mijë e 24, Gjilani me 361, Ferizaj 313, Peja me 229 raste, Prizreni me 271 raste, Fushë Kosova 209 raste, Kamenica 180, Lipjani 174, Klina 166, Gjakova 158, Podujeva 155, Mitrovica 152, Malisheva 105, Skenderaj 103, dhe komunat tjera me më pak raste.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 183 persona me koronavirus, ndërsa dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur.