Sulmuesi shqiptar, Armando Broja po shkëlqen në Premierligë me skuadrën e Southampton.
Broja ka shkëlqyer që nga transferimi i tij te ‘Saints‘ nga Chelsea në fillim të këtij sezoni, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish sulmuesi anglez, Paul Merson, ka komentuar formën e shqiptarit në ligën angleze.
Sipas Merson, Broja do të ketë të ardhme në Chelsea.
“Armando Broja është një lojtar që me të vërtetë më ka rënë në sy këtë sezon dhe unë besoj se ai ka një të ardhme te Chelsea.
Ai është i madh, është i fortë, është i shpejtë dhe ka treguar që mund të shënojë gola vazhdimisht në nivelin më të lartë”, deklaroi Merson.
/GazetaBlic Sport/


