Sporti

Conte dëshiron ribashkimin me Stefan de Vrij

02/21/2022 12:48
nga:E K

Tottenham ka shprehur interesim për mbrojtësin e Interit, Stefan de Vrij.

Qendërmbrojtësi vlerësohet shumë nga Antonio Conte i cili e dëshiron përsëri nën urdhërat e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

De Vrij ishte i lidhur me një kalim te Newcastle United gjatë janarit, por ky i fundit refuzoi një mundësi të tillë.

Nga mediat e huaja raportohet që nëse Spurs arrijnë të kualifikohen në Champions League, marrëveshja mund të arrihet më lehtë.

/GazetaBlic Sport/