Showtime

Fansat ‘godasin’ Borën duke i komentuar emrin e Donaldit, ja se si u përgjigjet moderatorja

02/21/2022 11:38
nga:Donika Fetahu

Emri më i komentuar në mediat rozë padyshim është moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani.

Së fundmi ajo ka qenë në qendër të vëmendjes pasi ish i dashuri i saj, Donald Veshaj, ka qenë pjesë e “Big Brother Vip”, ndërkohë që në një prime dyshja edhe pe të ndarë shkëmbyen një puthje e cila u përfol jashtëzakonisht shumë, shkruan GazetaBlic.

Kjo puthje la të nënkuptohet se mes dyshës mund të ketë përmirësime të lidhjes së tyre por brenda shtëpisë u zhviluan ngjarje të tjera të cilat siç duket nuk janë në favor të raportit të tyre.

Në foton e fundit të Borës, kanë ‘shpërthyer’ komentet nga fansat e Donaldit, duke e etiketuar këtë të fundit në imazhin e saj në Instagram.

Por si çdo herë Bora nuk ka reaguar aspak në lidhje me këtë dhe është e dukshme që moderatorja i ka parë komentet dhe nuk ka vendosur që ti fshijë ato, pasi që komentet e tjera i kishte pëlyqer./GazetaBlic/