Lajme

Mblidhet Kuvendi, diskutohet për temën më të nxehtë: dialogun me Serbinë!

02/21/2022 11:09
nga:Gazeta Blic

Të enjten, më 24 shkurt, do të mbahet seancë plenare e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë, sipas Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, do të ketë edhe një debat parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi, kërkesë kjo e bërë nga Alenaca për Ardhëmerinë e Kosovës.

Në seancën e së enjtes do të bëhet trajtim përmbajtjesor i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjeve për sigurime shoqërore në mes të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, pastaj shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe këshillit të ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore.

Do të bëhet shqyrtimi i dytë të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtijen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore shqyrtimi i parë i projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, shqyrtim i parë i projekt-kodit civil, formimi i një komisioni adhok, për përzgjedhjen e një kandidati për bordin e RTK-së nga radhët e komuniteteve të tjera jo shumicë.