Lajme

Vdiq ambasadorja italiane në Australi, raportohet se ra nga ballkoni

02/20/2022 18:28
nga:Q R

Ambasadorja e Italisë në Australi thuhet se ka vdekur pasi ka rënë nga një ballkon në qytetin e saj të lindjes.

Mediat italiane të dielën raportuan se ambasadorja Francesca Tardioli u gjet e vdekur jashtë një shtëpie në veri të Romës.

Vdekja e saj është duke u hetuar nga autoritetet lokale, thonë raportet.

Ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey, vajtoi humbjen e Tardioli në rrjetet sociale.

“Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli. E dashur mike. Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi ajo në Twitter të dielën mbrëma, përcjell Klankosova.tv

Ajo e përshkroi Tardiolin si një nga dhuratat më të mëdha të Italisë për Australinë.

Faqja e internetit e Ambasadës Italiane në Australi e përshkruan Tardiolin si një diplomate të lartë që mbante postin e ambasadores që nga shtatori 2019.

Ajo zotëronte rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht me njohuri të mira të gjuhës gjermane dhe spanjolle, thotë uebfaqja.

Kamberi: Më mirë më pak deputetë shqiptarë në Serbi por që ushtrojnë politika të mira