Sporti

Garë e nxehtë për titull, kjo është renditja tabelare në Superligë pas ndeshjeve të kësaj jave

02/20/2022 16:06
nga:L J

Me derbin Prishtina-Ballkani ka përfunduar xhiroja e 20’të në Superligën e Kosovës në futboll.

FC Ballkani ka fituar ndaj Prishtinës me rezultatin 0-2, me golat e Krasniqit e Mevlan Zekës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani dhe Gjilani ndajnë pikët, pasi dy skuadrat kanë nga 39 pikë në kreun e tabelës, kurse në pozitën e tretë vjen Drita me 38 pikë.

Në vendin e katërt është Llapi me 33 pikë – teksa në mes të tabelës ndodhet Drenica me 27 pikë.

Skuadra e Prishtinës në formë tejet të dobët pozicionohet në vendin e gjashtë me 24 pikë, një më shumë se Malisheva e vendit të shtatë.

KF Ulpiana ndodhet në vendin e barazhit me 19 pikë, teksa Feronikeli e Dukagjini ndodhen në zonën e rënies.

Ja renditja: