Skuadra e Ballkanit ka fituar derbin e javës në Superligë ndaj Prishtinës me rezultatin 0-2.
Derbi që u zhvillua në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë – i takoi ekipit nga Suhareka, që vendosi ndeshjen në fund, me golat e Ermal Krasniqit (98′) dhe Mevlan Zekës (105′), shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja ishte mjaft e tensionuar dhe dy lojtarë u ndëshkuan me të kuq, Dellova tek Ballkani e Otto John tek Prishtina.
Pas ndeshjes, Ilir Daja, kryetrajneri i Ballkanit tha se skuadra e tij ka luajtur mjaft mirë në këtë duel ndaj ekipit kampion.
“Sigurisht që ishte ndeshje e vështirë, pasi Prishtina është kampion, pavarësisht formës aktuale. Dellova u largua me të kuq dhe kjo na vështirësoi gjërat, por jam i kënaqur shumë me lojën me 10 futbollistë, pasi lojtarët treguan karakter dhe luajtën mirë. Ne kemi luajtur me 4-4-2, pas largimit të Dellovës i dhamë detyra të tjera Baftiut. Ermal Krasniqi ishte i bindur për penalltinë prandaj edhe ne u pajtuam me vendimin e tij”, tha Daja për Art Sport.
/GazetaBlic Sport/


