Ballkani ka mposhtur Prishtinën në derbin e javës me rezultat 0-2.
Golat për Ballkanin i realizuan, Ermal Krasniqi dhe Mevlan Zeka, shkruan GazetaBlic Sport.
Otto John tek Prishtina e Lumbardh Dellova tek Ballkani u ndëshkuan me të kuq në këtë sfidë.
Krasniqi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 98’të, kurse Zeka në minutën e 105’të vendosi epilogun final të takimit.
Pas ndeshjes, Ibrakovic tha se kartoni i kuq i Otto John nuk ekzistoi fare…
“Humbja e penalltisë ishte kyçe, Otto John nuk duhej larguar pasi kartoni i dytë i verdhë ishte vendim i gabuar, ai nuk e meritoi kartonin. Nuk mendoj që Ballkani e meritoi fitoren, ne dominuam deri në momentin kur Ballkani fitoi penalltinë. Sigurisht që nuk kam menduar start të tillë me Prishtinën, pak fati na ka kthyer shpinën”, tha Ibrakovic pas ndeshjes për Art Motion.
/GazetaBlic Sport/


