Sporti

Lushtaku pas fitores ndaj Dukagjinit: Rezultati mund të ishte më i thellë

02/20/2022 15:17
nga:E K

Drenica ka shënuar fitore minimale ndaj Dukagjinit.

Skuadra e Lushtakut fitoi me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatorët e golave për Drenicën ishin Zabërgja në minutën e 5’të dhe dhe Abazi në minutën e 43’të kurse golin e vetëm për Dukagjinin e shënoi Hasanaj në minutën e 88’të të takimit.

Pas përfundimit të takimit, për “Art Sport” foli trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku.

Lushtaku deklaroi se rezultati i takimit mund të ishte më i thellë nëse do konkretizoheshin rastet.

“Një ndeshje e vështirë, terreni i papërshtatshëm për dy skuadrat, e kemi ditë që në këtë terren nuk mund ta zhvillojmë lojën tonë, por këtë e kemi pas parasysh. Djemtë kanë dhënë një disiplinë që po rriten, kjo u pa. Rezultati mund të ishte më i thellë, por prap se prap jam i kënaqur” deklaroi, Tahir Lushtaku.

/GazetaBlic Sport/