Sporti

Drenica fiton ndaj Dukagjinit, Feronikeli mposhtet ‘lehtësisht’ nga Gjilani

02/20/2022 14:56
nga:E K

Drenica ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Dukagjinit.

Skuadra e Drenicës ka fituar me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatorët e golave për Drenicën ishin Zabërgja në minutën e 5’të dhe dhe Abazi në minutën e 43’të kurse golin e vetëm për Dukagjinin e shënoi Hasanaj në minutën e 88’të të takimit.

Në anën tjetër Gjilani fitoi me rezultat 1-3.

Realizatorët e golave për Gjilanin ishin: Krasniqi (9′), Kqiku (82) dhe Prekazi (79′) kurse për Feronikelin shënoi Cervadiku në minutën e 87’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/