Sporti

Prishtina dhe Ballkani në ‘paqe’ pas pjesës së parë

02/20/2022 14:19
nga:E K

Prishtina dhe Ballkani po ballafaqohen në derbin e xhiros së 20’të të Superligës së Kosovës.

Pas 45 minutave lojë në ‘Zahir Pajaziti‘ rezultati ka mbetur i pandryshuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Asnjëra nga klubet nuk arriti të tund portën e kundërshtarit. Rastin më të mirë deri tani e pati Ballkani.

Armend Thaqi tentoi me një goditje të bukur nga zona e 16 metërshit në minutën e 26’të, por goditjen e tij e devijoi në shtyllë portieri i Prishtinës, Ardit Nika.

/GazetaBlic Sport.