Sporti

LIVE: Këto janë rezultatet në ndeshjet, Feronikeli – Gjilani dhe Dukagjini – Drenica pas gjysmë ore lojë

02/20/2022 13:30
nga:E K

Sot zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros së 20’të të Superligës së Kosovës.

Nga ora 13:00 kanë filluar dy takime mes Feronikelit dhe Gjilanit si dhe Dukagjinit me Drenicën, kurse derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit nis nga ora 13:30, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas 30 minutave lojë në këto dy takime pati lojë intensive me raste të mira shënimi ku u realizuan edhe dy gola.

Gjilani u tregua dominues dhe që në minutën e 4’të rrezikoi portën e Feronikelit me anë të Fiton Hajdarit goditja e të cilit u ndal nga Endrit Kastrati në vijën e portës së tij.

Në minutën e 9’të Gjilani gjeti golin me anë të Blerim Krasniqit.

Në anën tjetër Drenica kaloi në avantazh ndaj Dukagjinit që në minutën e 5’të të takimit me anë të Zabergjës.

/GazetaBlic Sport/