Showtime

Rita Ora rrëfen për vështirësitë në Mbretërinë e Bashkuar: “Ndihesha e huaj!”

02/20/2022 10:48
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja kosovare me fam botërore Rita Ora, së fundmi ka rrëfyer copëza nga jeta e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka treguar se ishte mjaft e vështirë për të dhe disa herë, gjatë fëmijërisë së saj ndihej “e huaj”.

Në një set të mrekullueshëm për ‘ELLE Spain’, ajo zhvilloi  një intervistë ku ka folur për vështirësitë e saj gjatë edukimit me të cilat u përball për shkak të origjinës së saj dhe sesi e përdori muzikën për të përballuar rritjen pa ‘vendin e përkatësisë’, përcjellë GazetaBlic.

Ndërkohë që familja e saj u përshtat me jetën në Mbretërinë e Bashkuar.

Rita foli hapur për të qenit refugjate duke treguar se si muzika i ka ndihmuar të lidhet me ‘botën’.

“Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend të përkatësisë.Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për të përballuar ato ndjenja. Pavarësisht nëse dëgjoja apo aktroja ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën. Kjo është fuqia e fundit e muzikës: ajo na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që ndryshe nuk do t’i kishim, na jep një ndjenjë të komunitetit dhe ndjenjën se nuk jemi vetëm në këtë planet”, u shpreh ylli kosovar.

Ndër të tjera Rita tha se ishte shumë krenare për trashëgimnë e saj, ku, edhe pse Londra është shtëpia e saj, Kosova do të mbetet gjithnjë “afër zemrës”./GazetaBlic/