Showtime

Fifi publikon video intime me të dashurin e saj Adisin

02/20/2022 09:44
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur Fifi, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është përfolur vazhdimisht në mediat rozë.

Ka disa javë që kur ajo e zyrtarizoi lidhjen e saj me Adis Patushin, shkruan GazetaBlic.

Dyshja shfaqen vazhdimisht afër njëri-tjetrit dhe duket se mardhënia e tyre po ec për mrekulli.

Së fundmi ajo ka publikuar një video me momente intime bashkë me të dashurin e saj në një nga koncertet e saj teksa janë duke e shkëmbyer një puthje në buzë./GazetaBlic/