Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ Albi, tha fjalë të mëdha për Bora Zemanin
Ai dhe Alesia e përfunduan njohjen e tyre dhe Albi u largua përfundimisht nga “Përputhen”, shkruan GazetaBlic.
Kurse pas daljes ish-konkurrenti ka publikuar foto me moderatoren dhe i ka dedikuar disa fjalë të bukura Bora Zemanit.
Pasi Alesia dhe Albi i dhanë fund lidhjes së tyre, ky i fundit vendosi të largohet përfundimisht nga emisioni.
Kurse në rrjetet sociale, Albi ka postuar në “Instastory” një foto së bashku me moderatoren e programit, Bora Zemani, ku i ka dedikuar disa fjalë mjaft të bukura.
“Nëse të gjithë kanë parë 7 Mrekulli të botës unë kam parë të 8-ën. Bora Zemani, faleminderit për këto 6 muaj që më ke duruar aty”, ka shkruar ai./GazetaBlic/



