Sporti

Real Madrid merr një fitore me shumë vlerë ndaj Deportivo Alaves

02/19/2022 22:50
nga:Mergim Rreci

Real Madrid ka arritur fitoren e radhës në La Liga.

Madrilenët kanë triumfuar ndaj Deportivo Alaves në “Santiago Bernabeu”, shkruan GazetaBlic Sport. 

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 me 0.

Marco Asensio shënoi gol të jashtëzakonshëm, gol ky që i dha avantazhin skuadrës së Ancelottit.

Vinicius Junior e shënoi golin e dytë në minutën e 80-të, kurse Benzema e vulosi fitoren e madhe të skuadrës madrilene me golin e tij në fund të ndeshjes

/GazetaBlic Sport/