Sporti

Luis Suarez shënon gol të jashtëzakonshëm në La Liga, pothuajse nga gjysma e fushës

02/19/2022 18:16
nga:Mergim Rreci

Tre ditë pas humbjes befasuese (0-1) në ndeshjen ndaj Levantes, Atlético Madrid shënoi fitore duke mposhtur Osasunën, me rezultat 3-0.

Felix, Suarez dhe Correa shënuan golat e fitores, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i sulmuesit uruguaian, Luis Suarez ishte i jashtëzakonshëm. Ai shënoi pothuajse nga gjysma e fushës.

Atlético Madrid tani ka 42 pikë në vendin e 4-të, tre më shumë se Barcelona (dy ndeshje më pak). Osasuna është e 9-ta dhe ka 32 pikë.

/GazetaBlic Sport/