Sporti

I mungon vetëm goli, Broja e nxjerr nga fusha me një lëvizje mbrojtësin e Evertonit

02/19/2022 16:58
nga:Mergim Rreci

Armando Brojës po i mungon vetëm goli në ndeshjen e sotme.

Reprezentuesi shqiptar po shkëlqen me paraqitjen e tij ndaj Evertonit, shkruan GazetaBlic Sport.

Një veprim i jashtëzakonshëm nga ana e tij u pa në minutën e 36-të, atje ku madje me një lëvizje e largoi kundërshtarin edhe nga fusha.

Në fund, finalizimi i tij nuk ishte i duhuri për ta shënuar golin e avantazhit.

/GazetaBlic Sport/