Edon Zhegrova nuk pati mbrëmje të mirë dje.
Sulmuesi kosovar u përjashtua nga loja në fund të takimit pas dy kartonave të kuq në ndeshjen mes Lille dhe Metz, shkruan GazetaBlic Sport.
Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 81’të të takimit, por nuk arriti ta përfundojë ndeshjen deri në fund, kjo pasiqë për dy minuta u ndëshkua dy herë me karton të verdhë duke u përjashtuar kështu nga loja.
Pas kësaj ndeshje Zhegrova ka publikuar një foto ku tregon lëndimin e tij të marrë në këtë duel.
“Asgjë nuk mund të më ndaloj, jam me kokën lartë. Faleminderit tifozëve të Lille për përkrahjen“, ka shkruar Edoni.

/GazetaBlic Sport/


