Lajme

Hoqën flamurin e Turqisë nga shtylla, arrestohen 5 persona në Prizren

02/19/2022 09:49
nga:Genita C

Ditën e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës janë arrestuar pesë persona në Prizren.

Policia ka treguar se të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është inicuar procedurë për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.