Showtime

“Do të të ndjek kudo që të rrish”, gruaja surprizon Ilirin dhe bën deklaratën e fortë

02/19/2022 02:01
nga:Gazeta Blic

Pak minuta para se të shpallet fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri u surprizua brenda shtëpisë nga bashkëshortja e saj.

Në shqip, ajo i shprehu dashurinë balerinit dhe i tha se “edhe nëse nesër vendos të rrish në vendin tënd, do të të ndjek”.

Iliri, që jeton me familjen në Itali, ka shprehur herë pas here brenda shtëpisë, dëshirën për të vazhduar karrierën në Shqipëri dhe për të dhënë kontributin e tij këtu.

Për të, Iliri e ka fituar këtë reality show:
“Ka qenë një rrugëtim shumë i bukur. Ai për mua është fituesi”.