Big Brother VIP sonte ka përgatitur një befasi për Ilir Shaqirin.
Shaqiri si një nga dy finalistët e fundit është dërguar në Teatrin e Operës dhe Baletit, në Tiranë.
Ai atje ka takuar babanë e tij në audiencën e teatrit, ku emocionet dhe lotët kanë qenë të pashmangshëm.
Ai gjithashtu ka takuar edhe Inva Mulën. Kjo e fundit ka kënduar në skenën e operas dhe baletit teksa Ilir Shaqiri ka vallëzuar nën tingujt e muzikës së saj.


