Sporti

Nuk i ndahen lëndimet, Dybala zëvendësohet ndaj Torinos dhe rrezikon ndeshjen e Ligës së Kampionëve

02/18/2022 23:27
nga:Mergim Rreci

Paulo Dybala ka futur sërish në panik stafin e Juventusit.

Ylli argjentinas u dëmtua në minutën e 54-t në derbin ndaj Torinos dhe kërkoi të zëvendësohej, duke bërë që të bien kambanat e alarmit në prag të sfidës së 1/16-ve të Champions-it që Juventusi do të luajë javën e ardhshme ndaj Vijarealit.

Nga raportimet e para që vijnë nga mediat italiane, mësohet se fjalë për lodhje të muskujve, gjithsesi Dybala pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara në ditët në vijim.

Argjentinasi më pas u ul në stol duke vendosur akull në kofshën e majtë. Ky ishte dëmtimi i pesë në këtë sezon për Dybalën, që është duke kaluar një nga periudhat më të vështira në karrierë.