Ka filluar mbrëmja e finales së madhe të Big Brother Vip.
Ky reality show mjaft i komentuar, po ndjeket edhe nga politikanët, shkruan GazetaBlic.
Në mesin e tyre është edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili para pak minutash postoi një foto në rrjetet sociale ku bëri me dije se është duke e ndjekur finalen e madhe të Big Brother Vip.
“Tani po e ndjekim finalen e Big Brother Vip, kush shpresoni se do të fitojë”, shkroi Pacolli.
Por me sa duke u bë pishman dhe e fshiu këtë postim./GazetaBlic/



