Lajme

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”- Reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë, thërret me urgjencë ambasadorin rus!

02/18/2022 22:04
nga:Y I

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar me një deklaratë për mediat pas lajmeve të publikuara këtë të premte nga mediat ruse dhe dyshimeve të ngritura nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë.

Ministria e Jashtme i mohon kategorikisht këto pretendime dhe në shenjë proteste ka thirrur ambasadorin rus në Tiranë.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, mbyllet reagimi i Ministrisë.

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Majko nxjerr hartën që “çmonton” Lavrovin: E paprecedentë!

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar: Të mos udhëtohet drejt Bjellorusisë ku ka prani ushtarake