Lajme

Brenda tuneleve antibërthamore të Kievit që do të mbronin civilët në rast sulmi

02/18/2022 21:43
nga:Y I

Banorët e Kievit po kalojnë ditë frike dhe shprese, ndërsa qendrojnë në pritje se çfarë do të ndodhë, teksa tensionet me Rusinë kanë arritur kulmin gjatë ditëve të fundit.

Kryeqyteti ukrainas është duke u përgatitur për një sulm të mundshëm nga Rusia, duke restauruar bunkerët e vjetër antibërthamore të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme të Perëndimit.

Tani, ata mund të shërbejnë për të mbrojtur civilët ukrainas nga sulmet e mundshme të Rusisë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar: Të mos udhëtohet drejt Bjellorusisë ku ka prani ushtarake